Një i moshuar nga Shkodra vdes pasi hidhet nga ballkoni

Kronikë e zezë

Një i moshuar nga Shkodra vdes pasi hidhet nga ballkoni

Më: 21 maj 2017 Në ora: 10:56
Ilustrim

Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi është hedhur nga ballkoni i pallatit ku banonte në Shkodër.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Manush Alimani, Shkodër, ndërsa viktimë ka mbetur Brahim Kurti, 80 vjeç.

Nga informacionet paraprake dhe deklarimet e familjarëve dyshohet se viktima është  vet hedhur nga pallati.

Dyshohet se i moshuari ka ndërmarrë këtë akt fatal për jetën pasi vuante nga sëmundje mendore. Kurti ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra duke mos i dhënë mundësi familjarëve për ta dërguar për ndihmë në spital.

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet. Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat