Regjistrohen dy incidente në Kondovë të Shkupit, përplasje grupesh mes vete

Kronikë e zezë

Regjistrohen dy incidente në Kondovë të Shkupit, përplasje grupesh mes vete

Më: 23 maj 2017 Në ora: 10:49
Ilustrim

Për një ditë kanë ndodhur dy incidente në fshatin Kondovë të komunës së Saraijt. Sipas banorëve, gjat orës 13:00 të ditës së djeshme janë përleshur dy grupe, njëri nga fshati Kondovë ndërsa tjetri nga fshatit Rashçe, krejt kjo për arsye banale.

Në ora 15:00, sipas banorëve, në incidentin tjetër perleshen një grup tjetër me armë zjarri, por nuk ka të lënduar. Policia është në teren dhe po bëhen hetimet. Nga MPB theksojnë për TV21 se pesë persona kanë hapur zjarr mbi një makinë në lëvizje rreth orës 18:30 në fshatin Kondovë – Shkup, para Restorant “Celi”. B.K. i cili ka drejtuar automjetin “VW Passat”, në të cilën kanë qenë edhe M.K dhe N.M, u pritën nga 5 persona (me të cilët më herët kanë pasur llogari të papastruara), njëri nga të cilët ka nxjerrë pistoletën dhe ka shtënë drejt automjetit të tyre, me çka të gjithë kanë ikur në drejtime të ndryshme.

Nuk ka të lënduar, ndërsa te personit L.M i janë gjetur tre gëzhoja dhe një plumb i cili ka goditur automjetin”, thanë nga MPB-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat