"E njoha në FB, por ai më ktheu në prostitutë", denoncimi i vajzës nga Vlora

Kronikë e zezë

"E njoha në FB, por ai më ktheu në prostitutë", denoncimi i vajzës nga Vlora

Më: 26 maj 2017 Në ora: 20:51
Ilustrim

Një vajzë nga Vlora ka denoncuar dje në polici një djalë të cilin e kishte njohur në Facebook, se e ka shfrytëzuar si prostitutë.

F.K., 19 vjeçe, është paraqitur në komisariatin e policisë.

Ajo kallëzoi para uniformave blu, se një djalë të cilin e kishte njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook, në muajin prill, e ka trafikuar në Kosovë duke e shfrytëzuar për prostitucion.

E reja tregoi se nëpërmjet afrimitetit që ishte krijuar mes tyre për shkak të komunikimeve të vazhdueshme, ai ka përfituar duke e trafikuar.

Aktualisht po punohet për identifikimin e kapjen e autorit për të cilin vajza thotë se nuk ia di emrin e plotë, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet Rënda Tiranë.

Për shkak se çështja është ende nën hetim, nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat