Goditet nga motoçiklisti, vdes një person në Viti

Kronikë e zezë

Goditet nga motoçiklisti, vdes një person në Viti

Nga: A.M. Më: 3 qershor 2017 Në ora: 12:42
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një motoçiklistë ka aksidentuar një person në Fashtin Sadovinë, ku nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, edhe drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda ku është dërguar për trajtim spitalin e Gjilanit.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me Motoçikletë, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe drejtuesi i cili është dërguar në spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policës së Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat