Aksident në Prilep, humb jetën një person

Kronikë e zezë

Aksident në Prilep, humb jetën një person

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 19:16
Ilustrim

Z.J (46) nga fshati Sarandinovo në Komunën e Dollnenit, ka humbur jetën sot në një aksident në rrugën Prilep-Mazhuçishte, në dalje të qytetit tek Instituti për duhan.

Sipas Gordana Nikollovska Dimeska, mjeke në Shërbimin për ndihmë urgjente, thirrje për intervenim ka marrë pas orës 15:00.

“Dy ekipe nga Ndihma e Shpejtë kanë intervenuar pas thirrjes që erdhi diçka pas orës 15. Në vendin e ngjarjes konstatuam se një person pas marrjes së plagëve të rënda ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes në makinën “Lada”, deklaroi Dimeska.

Hetim në vendin e ngjarjes ku u aksidentuan makinat “Lada” dhe “Mercedes” kanë kryer policia dhe prokurori publik nga Prokuroria Themelore e Prilepit.

Komunikacioni në rrugën Prilep-Mazhuçishte ishte në ndërprerje për rreth një orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat