Aksident i rëndë në Tiranë/ Taksia përplas qytetaren, ambulanca vonohet: E shihnin si po jepte shpirt...

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Tiranë/ Taksia përplas qytetaren, ambulanca vonohet: E shihnin si po jepte shpirt...

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 15:09
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e Kombinatit në kryeqytet, ku një taksi ka përplasur një qytetare e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas qytetarëve dëshmitarë në vendngjarje qytetarja rreth të 30-ve ka qenë duke kaluar semaforin me të kuq dhe taksia ka ardhur me shpejtësi të madhe, pa patur mundësi të ndalojë.

Në një raportim për JOQ.al një qytetar shkruan se ambulanca është vonuar më shumë se 15 minuta, ndërkohë qytetarja është dërguar në gjendje të rëndë, me brinjë dhe këmbë të thyera. Qytetari gjithashtu shkruan se ajo ka pësuar goditje të fortë në kokë.

Ka prerë rrugën me semafor të kuq ,personi i aksidentuar. Ngjarja te rruga e re pa vajtur në Kombinat. Taksia me shpejtësi në momentin që semafori është bërë jeshil. Policia nuk kishte ç’të bënte dhe pse erdhi direkt, por e shikonin si po jepte shpirt. Ajo po dridhej. Jam munduar të kap videon fshehtas, kurse ambulance ka vonuar deri në 15 minuta”, shkruan qytetari ndër të tjera.

Kujdes, pamjet në vijim konsiderohen si të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat