Gjendet i vdekur një shqiptar nga Kosova në Shkup

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një shqiptar nga Kosova në Shkup

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Një burrë është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm  në veturën e tij të tipit  “Mercedes-Benz” me targa të Kosovës, në afërsi të pompës së benzinës Makpetrol, para pikë pagesës në Petrovec.

Policia njofton se rasti është denoncuar nga ana e ndihmës së shpejtë mëngjesin e sotëm rretho orës 04:15. Pas hetimin në vendin e ngjarje është vërtetuar se bëhet fjalë për SH.N. (60)  nga Kosova, trupi i të cilit është marrë nga morgue i shkupit për obduksion. Deri më tani nuk ka informacione në lidhje me shkakun e vdekjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat