Dy vëllezërit e plagosur në Pejë sillen për t'u operuar në QKUK, kjo është gjendja e tyre

Kronikë e zezë

Dy vëllezërit e plagosur në Pejë sillen për t'u operuar në QKUK, kjo është gjendja e tyre

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 18:54
QKUK

Dy vëllezërit, me inicialet B.K. dhe N.K e plagosur sot në qytetin e Pejës, tashmë kanë mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ata për momentin janë duke iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike.

Kujtojmë se në pasditen e sotme katër persona janë plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri. Dy nga ta kanë qenë kalimtar të rastit.

Ndërkohë që Policia Rajonale në qytetin e Pejës, tashmë ka arrestuar katër persona si të dyshuar për involvim në këtë plagosje. Janë sekuestruar 3 armë zjarri. Motivet e lagosjes mendohet të jenë për arsye pronësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat