Zbulohet arsyeja pse ndodhën plagosjet në Pejë

Kronikë e zezë

Zbulohet arsyeja pse ndodhën plagosjet në Pejë

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 18:59
Pamje nga vendngjarja

Dy nga katër të plagosurit në Pejë, të moshës 30-vjeçare, i janë nënshtruar operimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa raportohet se njëri nga ta është në gjendje kritike për jetën.

Merr vesh se plagosja e katër personave në Pejë ka ndodhur për shkak të problemeve pronësore.

Ndërkaq, në raportin e Policisë për këtë rast thuhet se personat e plagosur në këtë rast janë: B.K. m/k/sh (1983), N.K. m/k/sh (1976) B.R. f/k/sh (e mitur) dhe G.L. m/k/sh (i mitur)

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e personave të dyshuar të këtij rasti. Rreth orës 16:05 njësitet policore të DRP Pejë kanë arritur të arrestojnë katër (4) persona të dyshuar dhe janë konfiskuar tri (3) armë të kalibrave dhe llojeve të ndryshme. Hetuesit Rajonal në bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të mësuar motivin e kësaj ngjarje dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat