Tri aksidente me të lënduar në fshatrat e Skenderajt

Kronikë e zezë

Tri aksidente me të lënduar në fshatrat e Skenderajt

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 11:36
Ilustrim

Tri aksidente kanë ndodhur dje në tri fshatra në Skenderaj. Sipas raportit të Policisë aksidentet kanë ndodhur në Prekaz, Klinë e Epërme dhe në fshatin Vojnik.

Në Prekaz sipas Policisë ka ndodhur aksidenti në mes të dy veturave. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe një femër ku njëri prej tyre është dërguar në QKU për trajtim të nevojshëm mjekësor.

 Rasti tjetër ka ndodhur në Klinë të Epërme ku i dyshuari duke drejtuar veturën  e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar.

 Ndërsa në rastin e tretë në Vojnik që ka ndodhur në orën 20 e 05 minuta sipas Policisë aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.  

 Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë meshkuj dhe një femër dhe të njëjtit dërgohen në spitalin e Mitrovicës për trajtim të nevojshëm mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat