Aksident trafiku, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku, dy të lënduar

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 12:08
Ilustrim

Dy persona janë lënduar në Fushë Kosovë si pasojë e një aksidenti të komunikacionit, njofton të shtunën Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 23:20, kur një person derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat