Aksident në Lluzhan, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Lluzhan, katër të lënduar

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 16:51
Aksident në Lluzhan

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Lluzhan të Podujevës.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14 të ditës së sotme ku sipas Policisë në këtë aksident janë të përfshirë tri vetura.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se në këtë aksident katër persona janë lënduar, ndërsa që të njëjtit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKU.

Policia po e heton rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat