Aksident i rëndë në Tiranë/ Pëmbyset makina, shoferja dhe pasagjerja përfundojnë në spital

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Tiranë/ Pëmbyset makina, shoferja dhe pasagjerja përfundojnë në spital

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 09:56
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të mbikalimit të Kamzës në Tiranë, ku raportohet se dy të reja kanë përfunduar në spital, jashtë rrezikut për jetën

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:33, në autostradën Durrës - Tiranë, tek mbikalimi i "Kamzës", ku janë përplasur automjeti tip Ford, me drejtuese shtetasen B. Ll., 31 vjeçe, banuese në Durrës, me automjetit tip Seat, me drejtues shtetasin I. Z., 25 vjeç, banues në Durrës, ku për pasojë  e përplasjes automjeti tip Ford është përmbysur.  

Drejtuesja e automjetit tip Ford dhe pasagjerja shtetasja Z. S., 22 vjeçe, janë dërguar në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën për kontroll mjekësor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj përplasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat