Rrihen katër vëllezër në Gjilan dhe më pas...

Kronikë e zezë

Rrihen katër vëllezër në Gjilan dhe më pas...

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 11:08
Ilustrim

Katër vëllezër janë arrestuar në Gjilan, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete, përcjell Bota sot.

Policia njofton se njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.

Të dyshuarit në shenjë revolte kanë dëmtuar dy vetura prona të përbashkëta thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në mbajtje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat