Tronditet Maqedonia: Vdesin 3 persona, lëndohet një fëmijë

Kronikë e zezë

Tronditet Maqedonia: Vdesin 3 persona, lëndohet një fëmijë

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 22:27
Aksident ne Maqedonia

Tronditet Maqedonia nga një aksident që ndodhi sonte në rrugën regjionale Shtip-Veles, ku humbën jetën tre persona dhe u plagos një fëmijë.

Aksidenti ka ndodhur në ora 19:45 në rrugën regjionale Shtip – Veles në vendin e quajtur “Pika e Zezë”, nga një përplasje në mes dy makinave “Golf”.

Në “Golf” me targa të Kumanovës ishin katër persona nga të cilët një burrë, dy gra dhe një fëmijë. Në vend kanë vdekur burri dhe një grua dhe gruaja tjetër është transferuar në Qendrën Mjekësore në Veles, ku edhe vdiq. Fëmija u transferua në Qendrën Emergjente në Shkup.

Megjithatë, po punohet në identifikimin e të vdekurve. Trafiku nga ora 20:15 është ndalur në të dy drejtimet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat