U operua për heqjen e tëmthit, 64-vjeçari vdes në spital

Kronikë e zezë

U operua për heqjen e tëmthit, 64-vjeçari vdes në spital

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 16:01
Ilustrim

Një 64-vjecar ka ndërruar jetë pasi u operua për heqjen e tëmthit. Bëhet e ditur se shtetasi me inicialet Y.G., banues në fshatin Kryekuq në Lushnjë, ka humbur jetën pas operacionit në spital.

Ndërkohë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. pritet rezultati i ekspertizës mjekoligjor të Institutit të Mjekësisë Ligjorë Tiranë.

“Më datë 05.07.2017, në spital, mbas operacionit për heqjen e tëmthit ka vdekur shtetasi Y.G, vjeç 64, banuese në fshatin Kryekuq Lushnjë. Pritet rezultati i ekspertizës mjeko ligjor të Institutit të Mjekësisë Ligjorë Tiranë, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat