Digjen dy makina në Tiranë, policia: Zjarri ishte i qëllimshëm

Kronikë e zezë

Digjen dy makina në Tiranë, policia: Zjarri ishte i qëllimshëm

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 13:48
Policia e Tiranes

Rreth orës 02:45 të ditës së sotme, në numrin e Emergjencave 112, qytetarët kanë njoftuar se në rrugën "Shefqet Kuka", pranë pallateve Amfora ka rënë zjarr në dy mjete të parkuara.

Policia thotë se me të marrë njoftimin në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses.

Nga hetimet paraprake të kryera dhe konsultimit me ekspertët e zjarrfikëses, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme në mjetin e E.L, i cili është djegur plotësisht.

Si pasojë është djegur nga flakët në pjesën e përparme, mjeti taksi, në pronësi të G.Sh.

Grupi hetimor po punon për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit të kësaj vepre penale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat