Vdes një 26 vjeçar në aksident trafiku në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vdes një 26 vjeçar në aksident trafiku në Ferizaj

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 15:56
Ilustrim

Një 26 vjeçar shtetas i Norvegjisë e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, gjegjësisht tek  rrethrrotullimi afër “HIB petrolit” në Ferizaj.

Sipas policisë, deri tek aksidenti ka ardhur  kur  ngasësi  i veturës me targa të Norvegjisë me inicialet F.S, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës  e ka goditur rrethin dhe pastaj është rrotulluar  me ç’rast ka pësuar  lëndime të rënda trupore.

Poashtu bëhet e ditur se të  lënduarit, fillimisht i është dhënë  ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt,e pastaj është dërguar në QKUK Prishtinë, ku më pas edhe ka ndërruar jetë.

Me rastin në fjalë janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat