Atentat në Tiranë, qëllohen me armë zjarri dy të rinj

Kronikë e zezë

Atentat në Tiranë, qëllohen me armë zjarri dy të rinj

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 07:41
Ilustrim

(E plotësuar) - Policia ka identifikuar autoret e dyshuar te plagosjes me arme zjarri te dy te rinjve mbreme ne Tirane.

 

Sipas te dhenave te para te policise, mesohet se në vendngjarje është gjetur i braktisur një automjet tip Golf që paraprakisht dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor ka sekuestruar disa gëzhoja të qitura nga armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, nga e cila mbeten te plagosur shtetasit Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje policia ka identifikuar autorët e dyshuar, por për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit si dhe po krihet zona përrreth me qëllim kapjen e autorit/ ve.

***

Dy persona kanë mbetur te plagosur me arme zjarri ne rrethana qe ende presin te sqarohen nga policia. Sipas te dhenave te para mesohet se ngjarja ka ndodhur mbreme vone, ne rrugën “Sabaudin Gabrani”, në ish “Misto Mame”.

 

Sipas policise, nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç.

Informacioni paraprak 

Më datë 11.07.2017, rreth orës 23:29 në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur njoftimi për të shtëna me armë në rrugën “Sabaudin Gabrani”, në ish “Misto Mame”.

Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se: Nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç.

Shtetasit e plagosur janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton per zbardhjen e ngjarjes, nderkohe qe thuhet se autoret jane identifikuar.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit si dhe po krihet zona përrreth me qëllim kapjen e autorit/ ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat