Minatori nga Pogradeci bie në pus gjatë punës, në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Minatori nga Pogradeci bie në pus gjatë punës, në gjendje të rëndë

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 14:10

Një punonjës miniere nga Pogradeci duke punuar gjatë ditës së sotme aksidentalisht ka rënë në pus, ku për pasojë ka marrë dëmtime trupore.

Policia e Korçës bën me dije se bëhet fjalë për 40-vjeçarin F.D, rreth  40 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec.

Ai është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nga ana e Policisë, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat