Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 21:20
Ilustrim

Një person është plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Këtë informacion për mediat, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar nga Policia.

“Rreth orës 18:30  në Prishtinë është raportuar për një gjuajtje me armë. Policia ka dal në vend të ngjarjes, një person ka marr plagë në kembë dhe është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është identifikuar nga Policia, përderisa veprimet hetimore janë në proces për të zbuluar motivet e rastit”, ka thënë Hoxha.

Të shtëna të tilla ka pasur edhe para disa ditëve te “kafet e vogla” në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat