Goditen me vetura, dy këmbësor të lënduar

Kronikë e zezë

Goditen me vetura, dy këmbësor të lënduar

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 17:02
Ilustrim

Një femër është goditur me veturë nga një person i panjohur në Vushtrri. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.

Sipas Policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Derisa rasti është nën hetime.

Kurse, në Mitrovisë, një i dyshuar derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin. Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës .Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat