Shqiptari vdes në spital, familjarët rrahin infermieret

Kronikë e zezë

Shqiptari vdes në spital, familjarët rrahin infermieret

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 12:07
Spitali Lecces “Vito Fazzi”

“Nuk e kuruat sepse ishte shqiptar, nëse do të kishte qenë italian nuk do të kishte vdekur”, me këto fjalë, familjarët e një shqiptari sulmuan verbalisht e fizikisht dy infermiere, pasi i afërmi i tyre ndërroi jetë.

Ngjarja në fjalë ndodhi në spitalin e Lecces “Vito Fazzi”, në repartin e kirurgjisë. Sipas mediave italiane, pacienti shqiptar po priste për t’u futur në sallë të operacionit, por fatkeqësisht ndërroi jetë përpara se kirurgët të mund të ndërhynin.

Ndonëse vdekja e tij nuk erdhi për shkak të mjekëve, familjarët janë revoltuar duke akuzuar stafi për racizëm. Fillimisht ata kanë fyer me fjalë të rënda dy infermiere e më pas kanë ngritur edhe duart, duke bërë që dy gratë të fshiheshin deri në ndërhyrjen e autoriteteve.

Mësohet se shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, i kërcënuan infermieret duke i thënë se “duhet të vdisni siç vdiq im atë” dhe “sot nuk do të ktheheni më shtëpi“.

Për qetësimin e kësaj situate u desh ndërhyrja e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat