Sherr me thika në Gramsh, arrestohen 3 të rinj

Kronikë e zezë

Sherr me thika në Gramsh, arrestohen 3 të rinj

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 09:23
Ilustrim

Policia ka arrestuar tre të rrinj  si të dyshuarit kryesorë për sherrin me thika në qytetin e Gramshit.

Ata akuzohen se kanë plagosur me armë të ftohta një 27 vjeçar i cili gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Aleks.Zh., 23 vjeç, Eros.S., 19  vjeç, Fabiol.L., 19 vjeç , të tre banues në Gramsh.

Arrestimi i tyre, u bë pasi më datë 29.07.2017, në vendin e quajtur “Kthesa e arkës së kursimit” Gramsh, në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të kenë goditur me mjet të mprehtë shtetasin R.Y., 27 vjeç banues në Gramsh, i cili është dëmtuar në pjesën e barkut dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat