Ky është 22-vjeçari që u vra në Tiranë, del dëshmia e parë

Kronikë e zezë

Ky është 22-vjeçari që u vra në Tiranë, del dëshmia e parë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 09:56
Ilustrim

Sherri banal me thika dhe kaçavida pranë stadiumit “Selam Stermasi” mes disa të rinjve ka lënë të vdekur një 22-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

22-vjeçari i identifikuar si Marv Mihali nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra me thikë në trup.

Një i njohur i të ndjerit ka shkruar pranë JOQ.al duke treguar edhe detaje nga sherri:

"Marv Mihali, 22-vjeç, djalë i vetëm, ka mbetur viktimë gjatë sherrit banal që ndodhi mbrëmë pranë stadiumit “Selman Stermasi”.Sherri ndodhi gjatë një lojë PS4, kur shoku i viktimës debaton keq me një person për një karikues celulari dhe mbasi dalin jashtë për t’u sqaruar sherri bëhet më i madh. Ku u bënë grupe-grupe midis njëri-tjetrit dhe sherri çoi në plagosjen e Marvit me thikë. Më pas largohen autorët dhe mbërrin ambulanca tek e shoqëron në urgjencë, por fatkeqësisht ai humbi jetën. Marvi ishte shoku jonë dhe më vjen keq për të, Zoti ja çoftë shpirtin në paqe dhe le të bëhet shembull për pasojat e sherrit”, përfundoi i njohuri i viktimës.

Image

Marzi Mihali, 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me Dejvi Bitraj, 19 vjeç.
Në ndihmë të Dejvi Bitraj, ka ardhur kushëriri i tij Eugen Bitrajt 24 vjeç, së bashku me personat e tjerë Kridens Alla, dhe Marsel Alla.

Gjatë konfliktit Eugen Bitraj, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 22-vjeçarin Marzi Mihali, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtorë në Dejvi Bitraj, 19 vjeç, Kridens Alla,19 vjeç, dhe Marsel Alla, 23 vjeç, të tre banues Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat