Publikon armën në Facebook, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Publikon armën në Facebook, arrestohen dy persona

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 11:34
Ilustrim

Në Isniq të Pejës, të martën janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që njëri prej tyre përmes rrjetit social Facebook ka postuar foto të armës, njofton Policia e Kosovës.

Nga të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Ata janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat