Kapen hajnat në Tiranë, kishin vjedhur një sasi të madhe parash dhe orë ari

Kronikë e zezë

Kapen hajnat në Tiranë, kishin vjedhur një sasi të madhe parash dhe orë ari

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 10:13
Kapja e hajnave

Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Tiranë dhe një tjetër shpallet në kërkim, pasi kanë vjedhur një kasafortë me 9.500 euro, tri orë, tre byzylykë, një varëse floriri.

Në operacionin policor të koduar me emrin "Rolexi" janë arrestuar shtetasit E. N., 32-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe Z. D., 27-vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është mundësuar në sajë të një pune të mirë hetimore dhe është arritur të dokumentohet me prova ligjore autorësia e ngjarjes së ndodhur dje, ku këta shtetas kanë kryer vjedhjen në një ndërtesë në rrugën e "Dibrës".

Në cilësinë e provës materiale me këtë rast është sekuestruar edhe një automjet i tipit "Fiat Punto", i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasja R.B., 36-vjeçe, banuese në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat