Një aksident ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një 62-vjeçar.
Mësohet se rreth orës 00:20, në rrugën “29 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Honda”, i pa pajisur me leje drejtimi, ka aksidentuar A. F., vjeç 62, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit.