Tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Kronikë e zezë

Tre makina përplasen me njëra-tjetrën

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 15:55
Pamje nga video

Tre makina janë përplasur njëra pas tjetrës në daljen e Portit të Durrësit, në afërsi të Urës së Dajlanit.

Për fat të mirë nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore sapo kanë marrë njoftim dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Duhet theksuar se për shkak edhe të numrit të lartë të emigrantëve që janë kthyer në atdhe, trafiku në Durrës në këtë periudhë është më i rënduar se në çdo muaj tjetër të vitit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat