Në orët e vona të natës makina në pronësi të shefit të Kufirit të Stacionit të Triportit në Vlorë, Sadi Ceka është gjetur e djegur.
Ky është incidentin e dytë ndaj tij në harkun kohor të tre ditëve.
Tre ditë më parë ai u dhunua nga persona të paidentifikuar në afërsi të banesës së tij, ndërsa mesnatën e së premtes, duke u gdhirë e shtunë, i kanë vënë zjarr makinës në pronësi të tij.
Makina tip “Skoda”, me targa AA 391 HY e Cekës, është djegur qëllimisht, variant të cilin e pohon edhe policia që ka kryer veprimet e para hetimore.