Dy ditë më parë policia në Vushtrri, ka identifikuar një veturë e cila ka rezultuar të ishte e vjedhur muaj më parë në zonën e Prishtinës.
Vetura e tipit ‘Mitsubish’ me traga vendore është vërejtur nga policia, se ishte e parkuar në afërsi të një zone banimi. Pozita e parkimit të veturës ishte indikacion dyshimi për të ndërmarrë veprime të mëtejme policore.
Pas veprimeve të para hetimore, është vërtetuar se automjeti i tipit “Mitsubishi” ishte automjeti i raportuar si i vjedhur disa muaj më parë në zonën e Prishtinës.
Hetuesit policorë në Vushtrri, në bashkërendim me hetuesit në kuadër të DRP-së në Prishtinë, pas procedurave të nevojshme të verifikimit, veturën në fjalë ia kanë kthyer pronarit legjitim.
Ndërsa hetuesit policorë vazhdojnë hetimet e tyre në kërkim të kryesve të këtyre akteve dhe sqarimit të rrethanave të raportuara.