Preu kyçet e duarve dhe tentoi të hidhej nga ballkoni, 28-vjeçarja shpëton mrekullisht

Kronikë e zezë

Preu kyçet e duarve dhe tentoi të hidhej nga ballkoni, 28-vjeçarja shpëton mrekullisht

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 16:12
Ilustrim

Në gjendje të rëndë psikologjie, një 28-vjeçare ka prerë kyçet e duarve dhe më pas ka tentuar që të hidhet nga ballkoni i banesës.

Policia ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur në Yzberisht, ku shtetasja me inicialet A. SH., është dërguar menjëherë për në spital. Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, 28-vjeçarja është dërguar në shtëpi.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Nr. 6 Më datë 20.08.2017, në Yzberisht, shtetasja A. Sh, vjeç 28, në gjendje të rënduar psikologjike, ka prerë kyçet e duarve dhe ka tentuar të hidhet nga ballkoni i banesës, e cila pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat