Plagosja në Lushnje, policia jep detaje mbi ngjarjen

Kronikë e zezë

Plagosja në Lushnje, policia jep detaje mbi ngjarjen

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 10:25
Policia shqiptare

Policia e Fierit ka dhënë detaje lidhur mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lushnje, ku ka mbetur i plagosur një person.

Blutë e Fierit bëjnë me dije se rreth orës 23:10, në rrugën Lushnje-Ballagat, në afërsi të fshatit Garrunjas, dy persona të pa identifikuar, të armatosur, i kanë dalë para dhe kanë hapur zjarr ndaj mjetit  tip “Volkswagen" me targë AA 580 IH.

Mjeti me targa AA 580 IH drejtohej nga D.S, 18 vjeç, banues në Peqin, me të cilin udhëtonin si pasagjerë edhe A.Sh, 18 vjeç dhe F.P, 20 vjeç, banues në Peqin.

Si pasojë është plagosur D.S i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa personat e armatosur kanë marrë mjetin tip “Volkswagen”,   me targë AA 580 IH dhe janë larguar në drejtim të Peqinit.

Nga krehja e zonës është gjetur i braktisur në Peqin mjeti tip "Volkswagen" me targa AA 580 IH.

Policia thotë se janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe vazhdon krehja e zonës, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat