Në QKU vdes personi që kishte pësuar aksident para katër muajsh

Kronikë e zezë

Në QKU vdes personi që kishte pësuar aksident para katër muajsh

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 11:56
Ilustrim

Policia raporton se dje në QKU ka vdekur një person i cili ishe aksidentuar më 24 prill të këtij viti në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Tashmë i ndjeri si pasojë e lëndimeve që ishin shkaktuar ishte duke u trajtuar në QKU. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat