Shqiptari në Itali vdes në krahët e gruas

Kronikë e zezë

Shqiptari në Itali vdes në krahët e gruas

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 20:26
Ilustrim

Një 60-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në krahët e bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Binione në Sacile të Italisë.

Sipas mediave vendase, shqiptari është Lirim Bicaku, i cili ishte me pushime. Mediat thonë se rreth orës 12:30 shqiptari kishte hyrë në det kur nuk u ndje mirë. Disa pushues panë 60-vjeçarin që u rrëzua në breg të detit dhe shkuan ta ndihmonin, si dhe njoftuan ambulancën.

Mjekët nisën t’i bënin masazh me duar në zemër dhe me defibrilator. Fatkeqësisht, Lirim Bicaku nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht se për rreth 30 minuta ekipet e emergjencës u përpoqën për të bërë që zemra të rrihte përsëri.

Sipas mediave lokale, 60-vjeçari vdiq në krahët e gruas së tij. Raportohet se ai vuante nga problemet e zemrës dhe pësoi atak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat