Zjarr në një depo dhe një sasi e ushqimit të kafshëve

Kronikë e zezë

Zjarr në një depo dhe një sasi e ushqimit të kafshëve

Nga: Bota sot Më: 29 gusht 2017 Në ora: 10:49
Ilustrim

Në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, dje në orët e mesditës, një depo dhe një sasi e ushqimit të kafshëve janë përfshirë nga zjarri.

Sipas raportit policor, zjarri ka shpërthyer në rrethana të panjohura, ndërsa prona e kapluar nga zjarri i përkiste dy meshkujve.

Njësit e zjarrfikësve kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Njësiti policor është duke hetuar rastin./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat