Aksidenti në Elbasan-Librazhd, vdes në spital 12-vjeçarja

Kronikë e zezë

Aksidenti në Elbasan-Librazhd, vdes në spital 12-vjeçarja

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 12:48
Ilustrim

Bilancit të rëndë të aksidenteve që ndodhen të martën i shtohet dhe një 12-vjeçare.

Vajza e njërit prej drejtuesve të mjeteve që u përplasën në rrugën Elbasan-Librazhd nuk u mbijetoi dot plagëve dhe u nda nga jeta në Spitalin e Traumës në Tiranë. 

Policia e Elbasanit ndërkohë jep detaje për aksidentin pas të cilit është arrestuar Bahri Begu, 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur kontrollin e mjetit tip Benz në fshatin Xibrakë dhe si pasoje është përplasur me një tjetër makinë tip Toyota ku ndodhej edhe vajza e cila humbi jetën në spital, automjet i cili   është përplasur më pas një BMW. Në pranga ka rënë dhe Miratip Memedi, 64 vjeç, banues në Ohër të Maqedonisë.   

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Urakë, në vendin e quajtur “Kthesa e gomave”, duke drejtuar mjetin tip Benz veturë me targa OH 0688 AB, ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar disa metra poshtë rrugës. Si pasojë, ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi M.M., 47 vjeç, si dhe është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët XH.M., 50 vjeç, SH.M., 39 vjeçe dhe M.M., 62 vjeçe, banues në Ohër. Drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat