Rrokulliset traktori, humb jetën 25 vjeçari

Kronikë e zezë

Rrokulliset traktori, humb jetën 25 vjeçari

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 16:16
Ilustrim

Një 25 vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrokullisja e traktorit.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në  një zonë malore të fshatit Kaqanoll të Mitrovicës.

Vdekjen e viktimës G.B.  e ka konstatuar personeli mjekësor në QKUK. 

 Nga hetimet e para të zhvilluara nga hetuesit me autorizim të prokurorit, si dhe dëshmive dhe rrethanave të siguruara nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se incidenti kishte ndodhur në kohën kur viktima  me traktorin e tije po tërhiqte drunjtë, me ç’rast traktori ishte rrokullisur dhe kishte  shkaktuar lëndime me pasoja vdekjeprurëse.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit publik trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij.

 Rasti është iniciuar dhe hetuar si ‘vdekje aksidentale’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat