Tiranë, 52-vjeçari tenton vetëvrasjen në lokal

Kronikë e zezë

Tiranë, 52-vjeçari tenton vetëvrasjen në lokal

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 16:40
Ilustrim

Një 52-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë fostoksinë teksa ndodhej në një lokal në zonën e Laprakës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00, në rrugën “Josif Pashko”, ku në një lokal, 52-vjeçari me inicialet F. J., banues në Tiranë, ka tentuar të vrasë veten duke pirë disa kokrra, të dyshuara fostoksinë.

Atij i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat