Nëntë të lënduar në tri aksidente në Vushtrri

Kronikë e zezë

Nëntë të lënduar në tri aksidente në Vushtrri

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 16:25
Aksident

Nëntë persona janë lënduar në tri aksidente të ndara në Vushtrri.

Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur derisa e dyshuara femër ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër, ku si pasojë lëndime kanë pësuar tri femra dhe dy meshkuj-pasagjerë në veturën e viktimës.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. 

Kurse në një aksident tjetër janë përfshirë tri veturave civile, ku si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre drejtuesit, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

Po në Vushtrri një person derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur motoçikletën të cilën e drejtonte viktima, e cila ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat