Një person ka humbur jetën dje në një aksident trafiku në autostradën Vërmicë-Prizren.
Policia njofton se është arrestuar një person, i cili me makinë ka goditur viktimën, i cili supozohet se ishte duke kaluar rrugën, përcjell Bota sot.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete, ndërsa një pasagjer i veturës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.