4-vjeçarja vdes nga sëmundja e malaries, doktorët e quajnë rast misterioz

Kronikë e zezë

4-vjeçarja vdes nga sëmundja e malaries, doktorët e quajnë rast misterioz

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 15:28
Ilustrim

Një vajzë 4-vjeçare ka vdekur nga sëmundja e malaries cerebrale në veri të Italisë, një rajon ky ku nuk ka prani të kësaj sëmundjeje. Doktorët e shohin këtë rast si misterioz.

Sofia Zago vdiq në Bresha të dielën në mbrëmje, pasi u dërgua me urgjencë në spital me ethe të forta një ditë më parë, transmeton Express.

Në Itali nuk ka prani të mushkonjave anofele, të cilat bartin malarie cerebrale, e cila është forma më vdekjeprurëse e sëmundjes së gjakut. Por pas motit shumë të nxehtë gjatë muajit gusht, druhet se kjo mushkonjë mund të ketë arritur në Itali.

Sofia kishte qenë në pushime me prindër në Bibione, resortin e Adriatikut afër Venice.

“Kjo është hera e parë në karrierën time 30-vjeçare që e shoh një rast të malaries që e ka origjinën nga Trentino”, ka thënë doktori Claudio Paternoster, specialist i sëmundjeve infektuese në spitalin “Santa

Chiara” në Trento.

Që nga vitet 1950-ta, Italia nuk ka pasur ndonjë problem me malarie, për shkak se  kënetat e populluara me mushkonja janë shterur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat