Tentoi të vrasë me thikë 20 vjeçarin në Vlorë, autori arrestohet në Tiranë

Kronikë e zezë

Tentoi të vrasë me thikë 20 vjeçarin në Vlorë, autori arrestohet në Tiranë

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 13:18
Ilustrim

Skerdi Sina u vu ne pranga nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendimin e datës 23.12.2016, ka caktuar masën "Arrest me burg", për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76 dhe 22 i Kodit Penal.

Ky shtetas më datë 01.12.2016 në lagjen "Pavarësia" Vlorë, në bashkëpunim me shtetasin M.S., 22 vjeç, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin duke e gjuajtur me armë të ftohtë thikë, shtetasin K.A., 20 vjeç.

Shtetasi i ndaluar ju dorëzua D.V.P. Vlorë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat