Gjendet trupi i pajetë i një personi në lumin Erenik

Kronikë e zezë

Gjendet trupi i pajetë i një personi në lumin Erenik

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 00:23
Lumi Erenik në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete sot në lumin Erenik në Gjakovë.

Këtë e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Krist Gjoka i cili thotë se bëhet fjalë për një peshkatar të moshës rreth 70 vjec.

“Sot rreth orës 16:00 është gjetur një trup i pajetë i një personi, i cili është peshkatar. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore të moshës rreth 70 vjece. Ende nuk dihen motivet e vdekjes, por trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe presim rezultatet e fundit”, ka thënë Gjokaj.

Ndryshe në miellin e redaksisë kanë arritur pamje të trupit të pajetë të këtij personi, por për shkak se pamjet  janë tepër të rënda, kemi vendosur të mos u publikojmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat