Kapet duke trafikuar statuja, arrestohet burri në Berat

Kronikë e zezë

Kapet duke trafikuar statuja, arrestohet burri në Berat

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 18:08
Ilustrim

Një burrë 51 vjeç banues në Elbasan është kapur në flagrancë në Berat nën akuzën e trafikut të veprave të artit.

Shtetasi Beqir Gjura është vënë në pranga pasi u kap duke transportuar me mjetin me targat AA 461 BL në pronësinë e tij, disa sende, që dyshohet se janë vepra të artit. Në cilësinë e pronës materiale atij i janë gjetur 1 shpatë antike, 1 pistoletë e vjetër, papirus dhe vepra të tjera të artit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat