Zbardhet shkaku/ Personi që plagosi biznesmenin në Tiranë është efektiv i burgjeve (Emri)

Kronikë e zezë

Zbardhet shkaku/ Personi që plagosi biznesmenin në Tiranë është efektiv i burgjeve (Emri)

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 22:56
Ilustrim

Autori i plagosjes me armë të biznesmenit Pëllumb Gjoka është një specialist i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Burime policore për tvklan.al kanë konfirmuar se ai është Kleant Musabelliu 40 vjeç.

Ky i fundit qëlloi me pistoletë biznesmenin 43-vjeçar duke e lënë të plagosur, jashtë rrezikut. Sherri mes tyre nisi për motive banale në zonën e ‘Pazarit të Ri’ në kryeqytet.

Të njëjtat burime sqarojnë se fillimisht ishin përfshirë në sherr djemtë e tyre. Për të sqaruar rastin, dolën vet Pëllumb Gjoka dhe Kleant Musabelliu. Ata debatuan ashpër mes tyre.

Në gjaknxehtësi e sipër, specialisti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve nxorri pistoletën dhe qëlloi në këmbë biznesmenin Gjoka. Ky i fundit mbeti i plagosur lehtë. Ndërsa Musabelliu u shoqërua në komisariat nga forcat e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat