Aksident në Mitrovicë, vdes shoferi

Kronikë e zezë

Aksident në Mitrovicë, vdes shoferi

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 13:52
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një persona ka përfunduar me fatalitet pasi që kë ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është rrokullisur.

Po ashtu, në njoftim thuhet se lëndime kanë pësuar edhe dy pasagjerët (M/Sh/K) në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor, njëri është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm

“ I dyshuari mashkull K/Shqiptar  derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit, i dyshuari-drejtuesi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe dy pasagjerët (M/Sh/K) në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor, njëri është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës../BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat