Hidhet nga dritarja, humb jetën 65-vjeçari

Kronikë e zezë

Hidhet nga dritarja, humb jetën 65-vjeçari

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 17:31
Ilustrim

Një burrë 67-vjeçar është hedhur nga dritarja e shkallëve të një pallati paraditen e kësaj të hëne, në lagjen numër 15 të qytetit të Korçës.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë dhe një autoambulancë, që kanë bërë shoqërimin e shtetasit me iniciale P.N në spital. 

Pavarësisht kujdesit të mjekëve, 65-vjeçari nuk ka arritur t'u mbijetojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, agjentë të policisë po marrin në pyetje familjarët dhe fqinjët e të ndjerit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat