Katër vetura përfshihen në një aksident në Vlorë

Kronikë e zezë

Katër vetura përfshihen në një aksident në Vlorë

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 08:37
Vetura

Një aksident ku u përfshinë katër vetura ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, në qytetin e Vlorës, por fatmirësisht nuk pati viktima.

Ngjarja ndodhi në rrugën Transballkanike, ku një veturë Volkswagen goditi një fuoristradë, e cila për inerci përplasi edhe dy mjete të tjera, që ishin në lëvizje në atë moment.  

Burimet nga vendngjarja thanë se u lëndua vetëm një vajzë, e cila ishte pasagjere në një nga makinat e përfshira në aksident.  Ajo u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat