Vdes pacienti dhe tre pasagjerë lëndohen në aksident në mes mes ambulancës dhe kamionit

Kronikë e zezë

Vdes pacienti dhe tre pasagjerë lëndohen në aksident në mes mes ambulancës dhe kamionit

Nga: Bota sot Më: 27 shtator 2017 Në ora: 09:32
Ilustrim

Një pacient ka vdekur, ndërsa tre pasagjerë janë lënduar, dje në Komoran në ora 20:20,  në një ambulancë, pas aksidentit ndërmjet ambulancës dhe një kamioni tjetër me targa të Bullgarisë të cilin ishte duke e drejtuar viktima mashkull shtetas i Bullgarisë.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së shoferit të autoambulancës dhe pacienti brenda autoambulancës ka mbetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdesar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërsa, i dyshuari ka pësuar lëndime dhe tre pasagjerët (një femër dhe dy meshkuj) të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat